Në një ambient të shëndetshëm, të gjithë njerëzit janë të barabartë, me mundësi të njëjta dhe të drejtën për të ndjekur ëndrrat e tyre.
Një shembull shumë i mirë sesi duhet punuar për të realizuar ëndrrat tonë është edhe autorja e librit Alkoolistët Anonim, Edona Haxholli, e cila për Radio KFOR-in tregon edhe sfidat me të cilat mund të përballeni në rrugën drejt suksesit: “Për të arritur suksesin që keni ëndërruar nuk është diçka e lehtë. Rrugës do të përballeni me shumë pengesa, të cilat as ju nuk do t’i kishit paramenduar. Por nëse ke vullnetin, forcën dhe këmbënguljen, asgjë nuk do arrijë të ju ndalë! Në momentin që doni të përballeni me suksesin tuaj dhe ta përjetoni atë, bëhuni gati për netët pa gjumë! Jo të gjithë do të ju duartrokasin, por kjo nuk duhet të ndikojë te ju, sepse në fund të ditës do të shikoni se ia ka vlejtur, sepse për shumë njerëz ju tashmë jeni një figurë inspiruese.”