Edhe pse vetëm 10 vjeçare, Edona Hamza me prejardhje nga Podujeva, ka spikatur me talentin e saj prej aktoreje në garën e të rinjëve në Hollywood.
Në mesin e 400 të rinjëve, nga të cilët ishin përzgjedhur vetëm 30 prej tyre,Edona pati fatin që të bëhet pjesë e listës përzgjedhëse nga agjentë të njohur botëror të filmave.
E befasishme ishte përzgjedhja e saj në këtë garë me rëndësi, edhe për familjarët e saj, të cilët të ngazëllyer janë shprehur se kjo është një mrekulli.
“Vajza ime nuk është trajnuar asnjëherë më parë në fushën e aktrimit, andaj jemi shumë të entuziazmuar me këtë arritje. Uroj që të na bëjë krenar të gjithëve”, është shprehur babai i Edonës, Muharrem Hamza.
Radio KFOR-i uron që për Edonën të dëgjojë bota mbarë dhe emri i saj të jehojë kudo.