Gazetarja dhe prezantuesja e famshme, Edita Doli, është bërë pjesë e fushatës vetëdijesuese të organizuar nga Radio KFOR-i, për të qenë të kujdesshëm dhe për të respektuar masat anti-covid.
Në një prononcim për Radio KFOR-in, znj. Doli ka porositur të gjithë që të jenë maksimalisht të kujdesshëm në këtë kohë pandemie: “Koronavirusi është vërtetë i rrezikshëm, të gjithë duhet të respektojmë masat. Jeta e secilit prej nesh ka rëndësi. Bëhuni shembull për shoqërinë, familjen dhe miqtë tuaj. Mbani maskën dhe distancën.”
Këtë sfidë të përbashkët mund ta luftojmë vetëm duke qenë të bashkuar me veprimet tona dhe të sigurohemi se po e mbrojmë vetën dhe të tjerët duke respektuar masat anti-covid.