Panairi i Inovacionit dhe bizneseve ‘Startup’, ka bërë bashkë 17 biznese të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Ky panair do të mbahet këtë të shtunë (13.10.2018), në ‘Teatrin Kombëtar të Kosovës’, duke filluar nga ora 09:30.
Këto biznese janë pjesë e inkubatorit të ‘Innovation Centre Kosovo’ (ICK). Në këtë panair, bizneset Startup do të prezantojnë produktet, shërbimet dhe arritjet e tyre.
Menaxher i trajnimeve, eventeve dhe mardhënieve me publik në ICK, Shpend Lila, për Radio KFOR-in tregoi për qëllimin e këtij panairi:
“Qëllimi është promovimi i bizneseve ‘Startup’ nga Kosova, i shërbimeve dhe produkteve të tyre por edhe promovimi i Kosovës si destinacion për shërbimet “Outsource”. Qëllim është edhe promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për profesionet digjitale”, tregoi Lila.
Ky projekt është mbeshtetetur nga Ambasada e Suedisë, Norvegjisë dhe organizata gjermane ‘GIZ’.