Pas themelimit të organizatës “Youth and Student for Peace” në vitin 2017, në disa vende të botës, si në Kore, Japoni, SHBA, Tajlandë, Brazil, Shqipëri dhe në më shumë se 40 vende të tjera të globit, nesër më 8 qershor, në ora 11:30, në ambientet e Kuvendit të Kosovë, kjo organizatë do të themelohet edhe në Kosovë.
Për të kuptuar se cili është qëllimi i themelimit të kësaj Iniciative, Radio KFOR-i mori një prononcim nga Presidentja e Inicativës së të Rinjve dhe Studentëve për Paqe, në Kosovë, Ermirë Berisha: “Qëllimi ynë është të ndajmë kulturën e të jetuarit për hir të të tjerëve. Kjo kulturë fillon me ne si individë dhe brenda familjeve tona. Kur mësojmë të shërbejmë anëtarët e familjes, krijojmë paqe dhe gëzim brenda familjes. Zgjerimi në këtë zemër shërbimi është gjithashtu i zbatueshëm brenda komunitetit tonë, vendit dhe botës”, tha mes tjerash, znj. Berisha.
Misioni i kësaj Iniciative është që të fuqizoj të rinjtë dhe studentët si qytetarë global, nëpërmjet edukimit të karakterit, projekteve të paqes dhe aktiviteteve ndërkulturore për të krijuar një botë të paqes së qëndrueshme që mbështesin synimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së.