Data 5 nëntor, i është ndarë shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome”. Kjo ditë shënohet që nga viti 2009 dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për komunitetin rom. Kështu thotë për Radio KFOR, menaxheri i organizatës jo-qeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, Orhan Butic: “Ashtu sikurse për të gjitha gjuhët e botës edhe për ne, manifestimi i “Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome” tregon rëndësinë që ka gjuha. Edhe në Kosovë sot ka pasur aktivitete. Kemi mbajtur një konferencë, ku kemi vënë në pah rëndësinë e shënimit të kësaj dite si dhe rëndësinë e multikulturalizmit dhe gjithëpërfshirjes në Kosovë. ”
Gjatë Kongresit të parë Romani në 1971, Romani u njoh zyrtarisht si gjuha e Romëve në Evropë. Kjo çoi në përfshirjen e tij në rregullore të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë edhe në Kartën Evropiane të Këshillit të Evropës për Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave.