“Travelling Theater for Children and Youth”, do të udhëtoj nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, për të argëtuar fëmijët e të gjitha komuniteteve, përmes shfaqjeve të ndryshme.
Rreth këtij projekti të veçantë, për Radio KFOR-in na foli njëri prej stafit menaxhues të këtij projekti, Skender Podvorica:
“Projekti ‘Teatri udhëtues për fëmijë dhe të rinjë’, i dedikohet nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, me fokus të veçantë tek fëmijët e rikthyer në vendlindje, minoriteteve etnike dhe fëmijëve me nevoja të veçanta në mësim, ndërsa qëllimi i projektit është promovimi i arsimit cilësor, duke përfshirë mësimin dhe zhvillimin e të menduarit kritik përmes teatrit”.
Ky projekt përfshinë përgatitjen dhe prezantimin e 3 shfaqjeve forum-teatër, të dedikuara për fëmijët e klasave 1 deri 5 dhe 6 deri 9 nga komunitetet shqiptare, serbe dhe komunitetet RAE.
Më shumë detaje rreth këtyre shfaqjeve teatrale, përmbajtjes dhe termineve të tyre, mund të mësoni nëse kërkoni ‘Travelling Theater for Children and Youth’ në faqen e Facebook-ut.