Sikurse në pothuasje të gjitha komunat e vendit edhe qyteti i Ferizajt do të mirëpresë mërgatën me “Ditët e Diasporës 2019”. Kjo ngjarje pritet të filloj nga nesër (26.07.19) dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht 2019.
Në kuadër të “Ditët e Diasporës”, do të ketë aktivtete të shumta si: koncert për fëmijë, koloni artistike, ekspozita, hiking, turnir të futbollit e të volejbollit, panair të librit, shfaqje të filmit si dhe panair me produkte bujqësore e artizanale. Ky organizim vjen nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj.