Ishte vetëm 4 vjeç, këngëtari Ed Sheeran, kur filloi të mirrej me muzikë, për t’u bërë artisti që ‘theu’ top listat botërore me këngën ‘The A Team’, e që debutoi në vendin e 3-të, të ‘Top Listës Britanike’, për të rrëmbyer pastaj dy çmime në ‘Brit Awards’ si “Best British Male Solo Artist” dhe “British Breakthrough of the Year”. Ky është fillimi i karrierës së suksesshme të këngëtarit Ed Sheeran, që sot ia kemi dedikuar rubrikën “Artist of the day”. Ai ka lindur lindur në West Yorkshire të Anglisë, më 17 shkurt, të vitit 1991, me emrin e plotë Edward Christopher Sheeran. Zyrtarisht këngën e pare, këngëtari Sheeran, e incizoi në vitin 2004, atëherë kur edhe lëshoi në treg koleksionin e tij të parë të këngëve të përmbledhura ‘Spinning Man’. Atij iu deshën vetëm 6 vjet pas kësaj, që të jetë një emër i njohur ndërkombëtar. Në shtator të 2011-ës, Sheeran debuton me albumin ‘+’, ku shiti 102 mijë kopje dhe rrëmbeu vendin e parë të albumeve në Britani. Këngëtari Sheeran, njihet gjithashtu edhe si kantautor, producent e madje edhe aktor. Në vitin 2013, ai madje u përzgjodhë që të krijoj kolonën zanore të filmit të famshëm “The Hobbit”. Kënga “I see fire”, është një nga hitet më të mëdha të Ed, për të cilën ai punoi shumë e madje përmes rrjeteve sociale tregoi se bashkë me krijimin e këngës kishte marrë përsipër edhe një detyrë mjaftë të vëshirë. Megjithëse kurrë nuk kishe luajtur në violinë, për këtë këngë “I see fire”, këngëtari tregoi se arriti të mësoj violinën në vetëm një ditë. Ed Sheeran, është nominuar vazhdimisht në ngjarje të mëdha muzikore nga ku nuk ka dalur pa çmime. Në vitin 2015 me albumin “Thinking Out Loud”, ai rrëmben në ‘Grammy Awards’, çmimet “Best Pop Solo Performance” dhe “Song Of The Year”.
Këngëtari Sheeran, është edhe aktor, ndërsa kemi pasur rastin ta shohim e degjojmë në projkete të shumta filmike si në “Shortland Street”, “Home and Away”, “Songwriter”, “Yesterday”, “Modern Love” etj. Krahas të qenit i sukseshëm në botën e industrisë muzikore e filmike, Ed ka dalë të jetë i zoti edhe në prodhimin e lajmeve interesante për jetën e tij. Pasi pothuajse çdo natë organizon “party” në shtëpinë e tij, fqinjët e dikurshëm e cilësuan si të shfrenuar dhe jo rrallë herë e kishin lajmëruar këngëtarin tek autoritetet për prishje të rendit dhe të qetësisë dhe kjo është aryeja pse në vitin 2019, Sheera, bleu pothujse tërë lagjen teksa shpenzoi 4 milion funta.
Në vitin 2019, Sheeran shquhet si djaloshi i bashkëpunimeve dhe kjo me të drejtë pasi ky vit e gjeti Ed-in duke publikuar albumin e katërt të karrierës së tij, të quajtur “No 6 Collaborations Project”. Pjesë e albumit është një listë e gjatë e këngëtarëve botërë, ndërsa zuri vendin e parë në rangimin britanik të albumeve ku mori edhe epitetin albumi që qëndroi më së gjati në vendin e parë.