Pop ylli botëror Dua Lipa ka prekur majat e suksesit vitin që sapo kemi lënë pas. Ajo është paraqitur në shumë festivale duke sjellur hite të shumta dhe duke u vlerësuar me çmime prestigjioze.
Së fundmi ajo ka paralajmruar se po punon në këngën e saj më të re të titulluar ‘Swan Song’. Kjo këngë po ashtu do të jetë kolona zanore e filmit ‘Alita: Battle Angel’ një film i zhanrit dramë-aksion. Në llogarinë e saj në instagram Dua ka treguar se ajo ka filluar punët për këtë këngë dhe se kënga do të publikohet me 25 Janar të këtij viti.