Është rikthyer në Prishtinë me një koncert ekskluziv, një nga artistët më të suksesshëm dhe më origjinal të muzikës së re shqiptare, Dren Abazi, i shoqëruar edhe nga 15 instrumentistët e Zig Zag Orchestrës.
Në një prononcim për Radio KFOR-in, këngëtari Dren Abazi fton adhuruesit e muzikës së tij që të jenë pjesë e koncertit në fjalë:
“Me 12 korrik në amfiteatrin e Gërmisë do të jetë një natë magjike. Koncerti në fjalë është emërtuar ‘Mes Yjesh’ dhe përkon me emrin e albumit tim të fundit, me po të njëjtin emër. Pas shumë koncerteve në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe në rajon, më në fund jam shumë i lumtur që po arrij të tealizoj një koncert të tillë edhe në Prishtinë. Me shumë dëshirë ju ftoj të gjithëve me 12 korrik në amfiteatrin e Gërmisë për argëtim të pafund”, tha ndër të tjera këngëtari Abazi.