Nesër (3 dhjetor), duke filluar nga ora 16:00, në Kino “ARMATA” do të shfaqet dokumentari “Not Your Property”, realizuar nga UNMIK.
Ky dokumentar, i cili eksploron marrëdhëniet midis dhunës me bazë gjinore dhe zakoneve tradicionale të trashëgimisë në Kosovë, do të shfaqet si pjesë e fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit.
Organizatorët kanë thënë se ky dokumentar do të përcillet nga një panel diskutimi i përbërë nga aktivistë burra dhe me një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh nga audienca.
Ata i kanë ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë event, i cili është i hapur për të gjithë.