Pas një muaji pauzë, DokuKino do t’i hapë dyert sërish me një program të gjatë të filmave që kanë lënë gjurmë gjatë në Festivalin e Filmit “DokuFest”.
Ky program ka filluar të hënën (9 shtator), ndërsa do të vazhdojë deri të premten (13 shtator).
Sonte (11 shtator) do të shfaqen filmat “Stacion” dhe “Tegel”, si dhe “Sarabande” nga Kaltrina Krasniqi.
Nesër (12 shtator) do të shfaqen dy filma të shkurtër “Ballkoni” dhe “Gardhi” të regjisores Lendita Zeqiraj.
Edhe të premten (13 shtator) do të shfaqet një film tjetër i regjisores Lendita Zeqiraj, bëhet fjalë për filmin e fundit, të quajtur “Shpia e Agës”.
DokuKino është kinemaja e vetme në qytetin e Prizrenit që funksionon shtatë ditë të javës, duke u dhënë rastin të gjithëve, pa dallim, të shijojnë filma të ndryshëm që shfaqen aty.