Ditën e premte (09 gusht), me fillim nga ora 16:00, në kuadër të DokuFest-it vjen DOKU.TECH. Në edicionin e vitit 2019, DOKU.TECH do të trajtojë çështje rreth dixhitalizimit.
Megjithëse, përparimet teknologjike na kanë ndihmuar të bëjmë detyrat e përditshme më lehtë, cila është kostoja e saj?
Andaj, në këtë edicion do të trajtohen pyetje si: Kush na zotëron? Nëse paguajmë diçka, a e zotërojmë atë plotësisht? Nga çka tjetër jemi dakord të heqim dorë?
DOKU.TECH 2019, do të sjellë një panel të larmishëm të folësve, të cilët janë njerëz që vijnë nga e gjithë bota, të aftë për të parë gjërat ndryshe, të cilët e përdorin teknologjinë si avantazh, që të provojnë një vizion kundër realitetit.
Në Prizren ata vijnë që të flasin për punën e tyre, motivimin e tyre, humanizmin e dixhitalit, dixhitalizimin e njeriut dhe vizionin për ndryshime në Ballkan.