‘Doku.Tech’ është një ngjarje vjetore që pritet të bashkoj individë dhe talentë të teknologjisë me krijuesit e ardhshëm të nivelit të lartë ndërkombëtar, drejtues dhe mendimtarë.
Nesër dhe pasnesër (8 dhe 9 qershor), në Termokiss në Prishtinë ‘Doku.Tech 2019’, sjell një përzgjedhje të larmishme të folësve, njerëz nga e gjithë bota, me aftësi për të parë gjërat ndryshe, për të shfrytëzuar teknologjinë si një avantazh, për të parashikuar botët e reja dhe për të provuar se vizioni kundër realitetit u mundëson atyre të bëjnë ndryshime reale në shoqëri, kulturë, media dhe ekonomi. Përveç në Prishtinë ‘Doku.Tech 2019’ do ta keni edhe më 9 gusht, pëgjatë DokuFestit. Biletat për ‘Doku.Tech 2019’ janë falas, por së pari ju duhet të regjistroheni në faqen zyrtare të doku.tech-it.