Organizata Joqeveritare ESNAF, në Prizren, organizon aktivitetin “Fjala e Gruas Frymëzuese, Drejt Suksesit”. Gratë që janë të përfshira në degën e grave që vepron në kuadër të ESNAF, pavarësisht shumë sfidave, ato kanë arritur të krijojnë biznese të suksesshme dhe fitimprurëse dhe që të menaxhojnë bizneset e tyre me përkushtim, duke arritur të krijojnë afarizëm pozitiv.
Për t’i dëgjuar storiet e këtyre grave të suksesshme nga afër, mund të merrni pjesë në aktivitetin e lartpërmendur i cili do të mbahet me datën 4 Mars, në Doku Kino, duke filluar nga ora 19:00.