Edhe kjo e diel, pritet të jetë shumë argëtuese për të gjithë ju adhurues të muzikës Live, me perfomanca të ndryshme, nga DJ-të më të mirë vendor dhe ndërkombëtar. Përmes Rave Live Session, këtë vikend do të keni mundësinë të shijoni performancën e DJ Andit, i cili do t’ju argëtoj me edicionin ‘Sunset Ritual’. Andi Qafmolla, ndryshe në skenë i njohur me emrin Andi, njihet për performimin e rrymave të ndryshme muzikore, si house, progressive, melodic, techno, etj.
Andi ka performuar në skenë me shumë artist të njohur botëror si: Nico Stojan, Be Svendsen, Mike Steva, Lehar, Musumeci, Andy Bros, Laolu, Christos Fourkis, Nikos Diamantopulos, Da Mike, Papa, Leon, Giuseppe Calipari dhe të tjerë.
Te dielën (20.06.21), prej orës 21:00, mund ta ndiqni drejtpërsëdrejti performancën e DJ Andit, në faqet zyrtare në Facebook të Rave Travel, Win Music Freedom Ks dhe në Radio KFOR.
Mos mungoni në këtë perfomancë të veçantë, që Rave e ka përgatitur për ju.