Rave Live Session është transmetimi javor, i mundësuar nga Win Music Freedom, ku përmes tij prezantohen çdo javë DJ të njohur vendor e ndërkombëtarë. Këtë të diel, mos e humbni mundësinë për tu argëtuar me DJ Air Bajko, nga Shqipëria, i cili do t’ju argëtoj për herë të parë, përmes sesionit ‘SUNSET RITUALS LIVE SESSION’.
Bajko, njihet për vlerat e tij muzikore që nga viti 2012, për muzikën të cilën i dhuron jetës së natës në Tiranë si dhe për pjesëmarrjen e tij në festivale në të gjithë vendin. DJ Air, është i njohur edhe për eksplorimin e tij të stileve dhe rrymave të ndryshme muzikore, të ndërthurura me muzikë tradicionale, të shkrirjes së teknos hipnotike, duke përfshirë elemente të vokalit dhe instrumenteve live.
Për ata që ende nuk i kanë dëgjuar Live performancat e tij, DJ Bajko pëlqen të eksperimentojë me tinguj dhe zhanre të ndryshme e kjo e ka shtyrë atë, që të krijojë DJ sete, që ju çojnë gjatë një udhëtimi në poli-ritme tropikale, bas të ngrohtë etj.
Bashkohuni me ne këtë të diel, prej orës 21:00 dhe argëtohuni në Live Session, me DJ Air Bajko, performim ky të cilin mund ta ndiqni edhe përmes faqes zyrtare në facebook të Rave Travel, Win Music Freedom Ks dhe sigurisht edhe në faqen e facebook-ut, në Radio KFOR.