Projekti “Drama for Change”, do të bëjë bashkë të rinjtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë dhe rrethinë. Është organizata joqeveritare Diversity of Mitrovica, e cila ka ftuar të rinjtë të cilët e kanë pasion aktrimin, që të bëhen pjesë e “Drama for Change”. Për të kuptuar më shumë rreth këtij projekti, Radio KFOR-i ka kontaktuar me Drejtorin e Diversity of Mitrovica, Admir Juković: “Projekti ‘Drama for Change’, ka të bëjë me aktrim në temën e të drejtave të njeriut ku i kemi ftuar të rinjtë e të gjitha komuniteteve, ata të cilët e kanë pasion aktrimin. Aplikantët duhet të jenë të moshës nga 18 vjeç deri në 22 vjeç. Ideja është që në 3 muajt e parë, ata do t’ kenë trajnime dhe 3 muaj të tjerë, ata do të vazhdojnë me trajnime të tjera si dhe me vizita në qytete të ndryshme të Kosovës.”
“Drama for Change” është mbështetur nga Projekti HumanRightivism i financuar nga Swedish International Development Cooperation Agency, i implementuar nga Community Development Fund-CDF.
Aplikimi për të rinjtë do të jetë i hapur deri ditën e premte (19 mars), shpenzimet do të mbulohen nga organizatori, ndërsa formën për aplikim mund ta gjeni në këtë adresë elektronike: