Nesër (20.06.19), duke filluar nga ora 17:00 në Librarinë ‘Dukagjini’ në Prishtinë, do të promovohet libri ‘Ditar i Nënës’, një libër në formë të një ditari, që flet për periudhën e shtatzënësisë tek nënët e reja, mirëpo që sjell edhe këshilla dhe udhëzime për një shtatzëni sa më të shëndetshme.
Të gjitha nënat të cilat po kalojnë në këtë periudhë magjike të jetës, mund të përfitojnë nga ky libër duke u informuar për rrugëtimin e të qenit prind dhe kujdesit pas lindjes për fëmijën e tyre.