Data 12 gusht, që nga vitit 1999, i është ndarë shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Rinisë” e cila është aprovuar me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Kjo ditë shënohet edhe në vendin tonë me aktivitete të ndryshme. Është ‘Kuvendi i të Rinjve të Kosovës’, që ka bërë bashkë të rinjtë e vendit për një aktivtert tre ditor për të cilin kryetari i ‘Kuvendit të të Rinjve’, Kastriot Luma , në një pronomcim për Radio KFOR-in tha: “Ne si një nga organizatat më të mëdha rinore edhe këtë vit kemi planifikuar që të kemi aktivitete për shënimin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Rinisë’. Më 13, 14 edhe 15 gusht kemi planifikuar që të organizojmë një kamping në Jalë, ku për gjatë këtyre 3 ditëve do të kemi aktivitete të ndryshme të cilat lidhen me veprimtarinë e të rinjve ku do të mundohemi që përmes këtyre aktivteteve të krijojmë një socilalizim ndërmjet këtyre të rinjve pasi planifikohen të jenë rreth 100 të rinjë nga 20 komuna. Përmes kësaj dite do të përçohet një mesazh i mirë për institucionet që ato të krijojnë politika më afatgjate për interesin e të rinjve në Kosovë”.
Shënimi i ‘Ditës Ndërkombëtare të Rinisë’, ka për qëllim për të festuar kontributet e të rinjve në parandalimin dhe transformimin e konfliktit, si dhe gjithë përfshirjen rinore, drejtësinë sociale dhe paqen e qëndrueshme për të rinj.