Në natën e 23 gushtit të vitit 1791, në Santo Domingo, sot, Haiti dhe Republika Dominikane, u pa fillimi i kryengritjes që do të luante një rol vendimtar në heqjen e tregtisë transatlantike të skllevërve.
‘Dita ndërkombëtare në kujtim të tregtisë me skllevër dhe zhdukjes së saj’, shënohet çdo 23 gusht dhe kujton tragjedinë e tregtisë së skllevërve.
Në përputhje me qëllimet e projektit ndërkulturor “Rruga e skllevërve”, kjo ditë mëton të ofrojë një mundësi për shqyrtimin kolektiv të shkaqeve historike, metodat dhe pasojat e kësaj tragjedie si dhe për një analizë të ndërveprimeve, midis Afrikës, Evropës, Amerikës dhe Karaibeve.