“Dita e Pajtimit” është një festë publike në Afrikën e Jugut, që mbahet çdo vit më 16 dhjetor, e që tashmë ka kaluar kufijtë e vendit të vet, si ditë që promovon paqen dhe bashkëjetesën ndëretnike. Kjo ditë u përcaktua si festë më 1995, pas përfundimit të aparteidit, me synimin për të nxitur pajtimin dhe unitetin kombëtar për vendin. Kjo datë u zgjodh sepse ishte domethënëse për të dy kulturat, popullatën e ardhur nga Evropa dhe popullatën vendase afrikane.
Qeveria Afrikës së Jugut zgjodhi një datë kuptimplotë për të dy grupet etnike sepse ata e kuptuan nevojën për harmoni racore. Rol kyç në shënimin e kësaj date luajtën Nelson Mandela dhe “Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit të Afrikës së Jugut” të cilët zgjodhën një ditë që ishte e veçantë për të dy grupet etnike në vend, në mënyrë që të punonin në shërimin e dëmit të shkaktuar nga aparteidi. Në këtë ditë gjithmonë kujtojmë fjalët që duhet t’i përqafojmë të gjithë: paqe, bashkëjetesë dhe tolerancë.