‘Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit’, festohet çdo vit me 30 qershor, datë në të cilën u themelua Organizata Botërore e Parlamenteve, në vitin 2018, përmes një Rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Rëndësia e kësaj dite qëndron në faktin se parlamentarizmi si pjesë e rëndësishme e proceseve demokratike në shoqëri, po përballet me sfida nga më të ndryshmet. Si rrjedhojë, shoqëritë demokratike ndihmojnë në zhvillim të qëndrueshëm social, ekonomik dhe procese të tjera.
Kjo ditë, synon po ashtu që të fuqizojë rolin e gruas në shoqëri dhe përfshirjen më të madhe të rinisë, në procese vendim marrëse dhe demokratike.
Parlamentet janë një gur themeli i demokracisë. Ato përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, caktojnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika si dhe kërkojnë llogari nga qeveritë.