‘Bear Sanctuary Prishtina’ dhe ‘Thesaret e Natyrës’, me datën 23 mars organizojnë shënimin e ‘Ditës së Kasadrës’, përmes aktivtetit “Ecja për Kasandrën”, që tashmë është bërë tradicionale.
Ky aktivitet vjen për arushën Kasandra, që u gjetë e braktisur në mars të vitit 2013 diku në oborrin e një restauranti të mbyllur, në fshatin Duhle të Therandës. Ishte pikërisht Kasandra, ajo që mobilizoi institucionet për ndalimin e mbajtjes private të arinjve në robëri, ndërsa krijimi i një strehe për Kasandrën pasi që u shpëtua, tani është strehë edhe për 18 arinj të tjerë.
“Ecja për Kasandren” fillon më 23 mars, nga ora 09:00 ku të githë pjesëmarrësit do të mblidhen tek Laura e Gërmisë, për të vazhduar ecjen deri tek ‘Pylli i Arinjve Prishtina’, ku të gjithë së bashku do të vizitojnë Kasandrën si dhe të shohin ekspozitën me foto dhe video të Kasandrës “Si ishte dikur dhe progresin që ajo e ka arritur nën përkujdesjen e stafit të ‘Bear Sanctuary Prishtina’.