Dritat zbehen dhe audienca qëndron e ulur. Ndërsa perde ngriten, muajt e përgatitjeve të aktorëve vijnë në jetë bashkë me shfaqjen e tyre. Kjo është magjia e teatrit, dita që sot (27.03.20) festohet ndërkombtarisht, për të promovuar vlerën dhe rëndësinë e artit teatral, për të mbështetur aktorët dhe punën e tyre dhe për t’u argëtuar me këtë art.
‘Dita Botërore e Teatrit’ u krijuar nga ‘Instituti Ndërkombëtar i Teatrove’ dhe u festua për herë të parë në vitin 1962, kur u bë hapja e sezonit të ‘Teatrove të Kombeve’, në Paris.
Në Kosovë, teatri i parë u hap në muajin tetor të vitit 1946 në Prizren, fillimisht me emrin ‘Teatri Popullor’, për tu transferuar pas disa muajsh në Prishtinë. Ky teatër ka sjellur shfaqje të shumta, premiera dhe vepra të njohura të autorëve vendor dhe të huaj, duke jetësuar ato nëpërmes aktorëve të këtij teatri.
Teatri mbetet një art i çmuar dhe i veçantë për publikun, duke sjellur emocion dhe përjetim unik.