Në ditën e sotme botërore të shëndetit, duhet të nderojmë kontriboutin e mejkëve dhe infermierëve të cilët rrezikojnë jetën e tyre, për të shëruar mijëra njerëz, duke veçuar edhe në këto ditë pandemie globale në luftën me virusin Covid- 19.
‘Dita Botërore e Shëndetit’ shënohet sot (07.04) globalisht, për të rritur ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor, datë kjo e caktuar nga ‘Organizata Botërore e Shëndetit’,që nga viti 1948.
Në lidhje me këtë ditë, Radio KFOR-i kontaktoi Doktorin në ORL, Kirurg i Kokës dhe Qafës në QKUK, Zgjim Limani, i cili pati një mesazh për të gjithë njerëzit në ‘Ditën Botërore të Shëndetit’: “Në ‘Ditën Botërore të Shëndetit’ dhe çdo ditë tjetër dhurata më e mirë që mund t’i bëni familjes dhe rrethit tuaj, është që të kujdesemi për shëndetin. Prandaj, ushqehuni shëndetshëm, bëni kontrolla të vazhdueshme të shëndetit tuaj, bëni aktivitete fizike dhe ruajeni shëndetin tuaj mendor. Edhe në këtë situatë pandemike respektoni këshillat e ekspertëve mjekësor për tu mbrojtur nga virusi Covid-19. “
Shëndeti universal ka të bëjë me sigurimin që të gjithë njerëzit dhe komunitetet të kenë qasje në shërbime shëndetësore pa diskriminim të çfarëdo lloji dhe pa vështirësi financiare. Kjo ditë mbulon gamën e plotë të shërbimeve shëndetësore, përfshirë promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve, trajtimin, rehabilitimin dhe kujdesin nga sëmundjet e ndryshme.
Kujdesuni për shëndetin tuaj çdo ditë duke u ushqyer shëndetshëm, përfshini aktivitetin fizik në jetën tuaj, largoni stresin dhe qëndroni të hidratuar.