Organizata ‘7 Arte’ në Mitrovicë, ka organizuar sonte (17.06.19) nga ora 19:00 në ambientet e kësaj organizate, një sesion informues mbi ndryshimet klimatike në botë dhe keqmenaxhimin e resurseve të ujit në vende të ndryshme të botës.
Gjatë këtij takimi të hapur me qytetarë, organizatorët do të shfaqin dokumentarin ‘Explained: The World Water Crisis’ dhe pas shfaqjes së dokumentarit do të zhvillohet një diskutim mbi situatën e resurseve të ujit në Kosovë.
Ky grant është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).