Në hapësirat e organizatës jo-qeveritare ‘The Way’ në Prishtinë sonte nga ora 18:00, do të mbahet një prezantim i hapur, nga dizajneri grafik, Atdhe Bekteshi, mbi rëndësinë e artit guerril dhe marketingut.
Artisti multi-dimensional dhe dizajneri grafik, Atdhe Bekteshi, për Radio KFOR-in tregoi më shumë për këtë art unik duke dhënë detaje mbi prezantimin e tij: “Në prezantimin e sontëm do të ketë një përmbledhje gjenerale se çfarë është arti guerril dhe guerrill marketing si dhe se si ka ndikuar që bizneset të promovohen përmes artit urban. Po ashtu, do të diskutojmë për dallimet në mes të marketingut guerril dhe marketingut tradicional. Prezantimi do të përmbajë 70 sllajda.”
Z. Atdhe tha gjithashtu njoftoi se qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që të vetëdijësojnë kompanitë e ndryshme që të përdorin më shumë marketing urban, duke thënë se Prishtina ka hapësira të shumta për të zhvilluar artin urban.