Klubi letrar ‘De Rada’ në Ferizaj dhe organizata ‘Etea’ në Prishtinë, sot (27.12.2018 ) kanë organizuar një takim në bibliotekën e qytetit të Ferizajit, për të diskutuar mbi librat dhe letërsinë në përgjithësi. Në këtë organizim të titulluar ‘Oda e librit’, çdo muaj pjesëmarrësit do të përzgjedhin një libër për lexim dhe në fund të muajit, të gjithë ata të cilët kanë lexuar këtë vepër do të diskutojnë për të. Organizatorët po ashtu kanë menduar se në fund të çdo takimi, do të përzgjidhen tre lexues, të cilët do të fitojnë nga një librër.
Pjesëmarrja për këtë aktivitet do të jetë e hapur për të gjithë të apasionuarit e librit, pavarësisht nga mosha apo profesioni i tyre.