Organizata joqeveritare Aktiv, sot (28 mars), nga ora 19:00 në Mitrovica Social Club Bistro & Caffe organizon diskutimin në anglisht ‘Ardhmëria e Marrëdhënieve EU-Kosovë’. Diskutimi do të mbuloj rritjen e lëvizjeve populiste në Bashkimin Evropian dhe pasojat e tyre të mundshme në politikën e jashtme si dhe dinamikat e fundit në marrëdhëniet Bashkimi Evropian – Kosovë.
Moderator i këtij diskutimi do të jetë Caleb Waugh, kurse folëse do të jetë Dr. Shqipe Mjekiqi nga Universiteti Amerikan në Kosovë.