Toleranca është e nevojshme në të gjitha sferat e jetës, në çdo nivel dhe në çdo fazë, sepse ajo luan një rol jetësor për të vendosur paqen dhe dashurinë, duke filluar që nga grupet më të vogla deri tek ato më të gjëra të shoqërisë.
Radio KFOR-i, më poshtë lajmit ju sjell disa thënie të bukura për tolerancën, që do të na ndihmojnë të ndërtojmë një botë më të fortë dhe më të bashkuar për të gjithë:
– “Toleranca nuk ka të bëjë me mosbesimin. Ka të bëjë me atë se si përmes bindjeve trajtoni njerëzit që nuk pajtohen me ty.” -Timothy Keller
– “Toleranca nuk nënkupton mungesën e përkushtimit ndaj bindjeve. Përkundrazi, dënon shtypjen ose përndjekjen e të tjerëve.” – John F. Kennedy
– “Mënyra e vetme për t’u siguruar që jeni dakord me njerëzit rreth gjërave që flasin, është të mbështesni të drejtat e njerëzve me të cilët nuk jeni dakord.” – Eleanor Holmes Norton
– “Nuk më pëlqen ajo që thua, por do të mbroj deri në vdekje të drejtën tënde për tu shprehur”. – Volter
– “Nëse civilizimi do të mbijetojë, ne duhet të kultivojmë shkencën e marrëdhënieve njerëzore – aftësinë e të gjithë popujve, për të jetuar së bashku, në të njëjtën botë në paqe.” – Franklin D. Roosevelt
– “Askush nuk ka lindur për të urryer një person tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes ose besimit të tij. Njerëzit mësojnë të urrejnë dhe nëse mund të mësojnë të urrejnë, ata mund të mësohen edhe të duan, sepse dashuria vjen më natyrshëm në zemrën e njeriut sesa e kundërta e saj. “- Nelson Mandela