Të jetosh në shekullin 21 dhe të mos jesh adhurues i filmave dhe botës kinematografike është pothuajse e pamundur. Andaj, përmes këtij artikulli, do të sjellim një listë me 10 filmat që iu rekomandojmë t’i shikoni për disponim sa më të mirë gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi.
Shumica e filmave të kësaj liste janë të zhanrit komedi, andaj jemi të bindur që nëse i shikoni bashkë me familjet tuaja, do të kaloni çaste të këndshme, të shoqëruara me plot buzëqeshje:
- “The Amazing Destiny of Amelia Poulain” – një komedi franceze e vitit 2001, e regjisorit Jean Pierre Jeunet. Ky film tregon historinë e një kamariere të ndrojtur, e cila vendos të ndryshojë jetën e atyre që janë përreth saj.
- “The Groundhog Day” – i regjisorit Harold Ramis. Ky film sjell historinw e Bill Murray, të cilit i përsëritet çdo ditë e njëjta ditë. Ju ftojmë t’i ndiqni aventurat e tij për ta ndryshuar një gjë të tillë.
- “Love Actually” – është një komedi romatike e vitit 2003, e regjisorit Richard Curtis. Shumica e skenave të këtij filmi janë xhiruar në Londër dhe sjellin aspekte të ndryshme të dashurisë përmes storieve të ndara.
- “Back to the Future” – i vitit 1985 është filmi i radhës në këtë listë, i regjisorit Robert Zemeckis. Marty McFly aksidentalisht udhëton në të kaluarën nga viti 1985 në vitin 1955 dhe takon prindërit e tij të ardhshëm, të cilët i bën që të bien në dashuri me njëri – tjetrin. Doktori që e ktheu në të kalurën do t’i bashkohet misionit të McFly për t’u kthyer sërish në të ardhmen. Film që sjell plot aventura.
- “Home Alone” – i vitit 1990, i regjistorit John Hughes. Tetë vjeçari i njohur me emrin Kevin, gabimisht harrohet në shtëpi nga prindërit në udhëtimin për pushime të krishtlindjeve. Misioni i tij është që ta mbroj shtëpinë e tij nga vjedhës. Një film plot aventura e të qeshura që gjithmonë sjell momente të këndshme në shtëpinë tuaj.
- “Maverick” – është prodhim amerikan i vitit 1994, i regjisorit Richard Donner. Në këtë film aktori Mel Gibson vjen në rolin kryesor, bashkë me Annabelle Bransford. Zhvillime të papritura, interesante e me shumë skena aksioni.
- “Indiana Jones and the Haunted Temple” u lansua më 1984. Pas mbërritjes në Indi, Indiana Jones iu kërkohet nga fshatarët e dëshpëruar që të gjej një gur mistik dhe të shpëtoj fëmijët e tyre. Në film do të kuptoni se çfarë ndodhi gjatë këtij misioni të Indiana Jones.
- “The Shaw Shank Redemtion” – i cili është një film i zhanrit drama, i regjistorit Frank Darabont, në vitin 1994. Filmi sjell historinë e bankierit Andy Dufresne, i cili ishte dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e gruas dhe dashnorit të saj. Gjatë dy dekadave të para në burg, ai miqësohet me një të burgësor dhe i bashkohet një aksioni për pastrim parash, të udhëhequr nga kujdestari i burgut, Samuel Norton. Por si do të përfundojë i gjithë ky mision, do ta mësoni nëse shikoni këtë film deri në fund.
- “Jerry Maguire” – një komedi romantike amerikane e vitit 1996, e regjistorit Cameron Crowe. Në këtë film, në role të ndryshme i shohim autorët si Tom Cruise, Cuba Gooding dhe Renee Zellweger.
- “500 Days of Summer” – një komedi romantike e vitit 2009.