Pandemia e koronavirusit ka filluar të përhapet edhe nëpër shkolla që nga fillimi i vitit të ri shkollor, gjë që ka bërë që disa prej tyre të vazhdojnë mësimin online për nxënësit e tyre. Radio KFOR-i, në këtë artikull, ju sjell disa këshilla se si të bisedoni me fëmijët tuaj për ‘CoViD-19’, duke iu mësuar atyre se si të kujdesen për veten, duke respektuar masat anti-CoViD.
- Respektoni maksimalisht rekomandimet shëndetësore – kur fëmijët t’ju shohin juve duke u kujdesur, duke mbajtur maskë, distancë dhe higjienë personale, atëherë ata do të binden që kjo është mënyra se si duhet të sillen edhe ata.
- Bëni fëmijët që të ndihen të sigurt – Duhet të ruani qetësinë dhe të menaxhoni stresin që iu shkakton pandemia, sepse fëmijët janë më të ndjeshmit ndaj tij. Bindni fëmijët që kjo është e përkohshme dhe se ata do të jenë mirë.
- Ofroni atyre fakte dhe pastaj ndihmoni që t’i kuptojnë ato – krejt çka kanë nevojë fëmijët, janë përgjigjet e sinqerta. Mos i gënjeni!
- Thoni fëmijëve që ata kanë fuqi – në këtë sfidë, fëmijët janë si super heronj, sepse duket se trupat e tyre kanë aftësi të jashtëzakonshme për të luftuar këtë virus, ashtu si askush tjetër. Andaj, bëni të ndihen të fuqishëm.
- Tregojuni atyre se çka duhet të presin – ne ende nuk e dimë se çka do të sjell e ardhmja, por i dimë disa nga gjërat, p.sh., që ne do të vazhdojmë të kemi më pak kontakte me njerëz të tjerë dhe duhet të gjejmë mënyra më kreative se si të kalojmë kohën në shtëpi.
- Përpiquni të mbani përditshmërinë ashtu siç e keni pasur deri më tani – mësoni fëmijët me gjërat e reja me të cilat kemi filluar të përballemi. Mos lejoni që këto ndryshime t’u duken drastike.
- Bëhuni ‘rol model’ i tyre – silluni ashtu siç dëshironi t’i shihni edhe fëmijët e juaj duke u sjellë. Mos harroni, fëmijët kopjojnë shumë nga sjellja juaj.