Nëse po kërkoni të filloni Vitin e Ri më ndryshe, Radio KFOR-i në vazhdim do t’ju ofroj disa këshilla, të bazuara tek shumë ekspertë, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj.
Nëse qëllimi juaj është që të arrini sa më larg dhe të jeni sa më të suksesshëm se vitin e paraprak, atëherë duhet ti bëjmë këto veprime:
– Bëni ushtrime aerobike për 30 minuta;
– Dëgjoni vetëm muzikë pozitive;
– Ndaloni së shikuari televizorin;
– Hani ushqime të shëndetshme;
– Kontaktoni të paktën 10 persona në ditë;
– Bëni tetë orë gjumë;
– Meditoni për 20 minuta;
– Vizualizoni qëllimet tuaja si tashmë të plota;
– Bëni 20 minuta joga;
– Lexoni një libër çdo mëngjes për 30 minuta;
– Planifikoni orarin e ditës tuaj;
– Bëni pesë gjëra çdo ditë që përcjellin qëllimin tuaj Nr. 1;
– Nëse jeni e martuar kaloni një orë me bashkëshortin tuaj;
– Telefononi një nga fëmijët tuaj;
– Shkruani një shënim falënderimi dikujt;
– Pini 10 gota ujë gjatë ditës;
– Bëni një sy gjumë.
Miq të Radio KFOR-it, filloni sa më parë me këto aktivitete dhe më pas vlerësojeni se sa kanë ndikuar në përmirësimin e jetës tuaj.