“Nuk të duhet? Dhuroja dikujt që ka të ftohtë!”, kjo është moto e aktivitetit që vjen më 20 dhjetor, pikërisht në ‘Ditën Ndërkombëtare te Solidaritetit’ dhe ka për qëllim që bashkë me ngohtësinë e festave të fundvitit, të ngrohë edhe shpirtin dhe trupin e dikujt që ka nevoj për një pallto.
Marigona Xhigoli, përfaqësuese e studentëve të Fakultetit për Media dhe Komunikim në UBT, të cilët janë organizatorë të këtij aktiviteti humanitar, përmes Radio KFOR-it fton edhe për ngritje të vlerave humane:
“Ne e kemi zgjedhur këtë datë pasi në kalendarin botëror, është e shënuar si Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit, kjo përkon me arsyen tonë që me ja përkujtu njerëzve, që përveç ngritjes akademike dhe profesionale, asnjëherë nuk duhet me harru që duhet me i ngritë edhe vlerat tona humane sepse në fund të fundit, në kohë dhe në forma të ndryshme gjithmonë ne kemi nevoj për njëri-tjetrin. Ideja e organizimit është që të gjithë ata që kanë pallto që nuk i përdorin më, të bëhen pjesë e jona dhe t’i dhurojmë për ata që sot nuk kanë mundësi me siguru një të tillë. Palltot do të lidhen në shtylla dhe në drunjtë e kryqytetit, gjithmonë duke u kujdesur që mos me i dëmtu. Për ne si studentë , festat e fundvitit janë shumë të bukura, atëherë kur krejt shoqëria kanë mundësi me i festu dhe me u gëzu me to, prandaj krejt ata që kanë mundësi të na bashkangjiten ditën e enjte më 20 dhejtor në shehin “Zahir Pajaziti” dhe t’i bëjmë festat e fundiviti të bukura dhe kuptimplota për të gjithë ”.
Neve nuk na kushton asgjë, por për dikë kjo mund të jetë një dhurata më e bukur e fundvitit që mund ta marrin, andaj gjithë ju që keni pallto tepër, dhurojeni për dikë që ka nevoj.