Është e vërtetuar shkencërisht se muzika ka një efekt të fuqishëm në trurin e njeriut. Hulumtimet e fundit tregojnë se muzika mund të ndihmojë në shumë aspekte të trurit, përfshirë uljen e dhimbjes, lehtësimin e stresit, kujtesën dhe dëmtimet e trurit. Në librin ‘Fuqia e muzikës’, shkrimtarja, Elena Mannes, thotë “Muzika stimulon më shumë pjesë të trurit sesa çdo funksion tjetër njerëzor.”
Ndërsa, këngëtari, kompozitori dhe pianisti amerikan, Billy Joel, për muzikën ka thënë: “Muzika në vetvete është shërim. Është një shprehje shpërthyese e njerëzimit. Muzika është diçka nga e cila prekemi të gjithë. Pavarësisht nga kultura që kemi, të gjithëve na pëlqen muzika.”
Në varësi të llojit të muzikës që dëgjoni, muzika relaksuese mund të lehtësojë stresin duke ulur nivelin e kortizolit, i cili është hormoni i lëshuar në përgjigje të stresit.
Neurologu, Oliver Sacks në lidhje me muzikën është shprehur: “Muzika ngjall emocion dhe emocioni mund të sjellë me vete kujtesë. Muzika kthen ndjenjën e jetës, kur asgjë tjetër nuk mundet.”
Dëgjoni sa më shumë muzikë, pasi që ajo mund të ngre disponimin, rritë lumturinë dhe zvogëlon ankthin.