Organizata jo-qeveritare ‘Shtatëmbëdhjetë’, në ambientet e kësaj organizate në Prishtinë do të organizoj sot (09.07.19) duke filluar nga ora 17:00, një diskutim të hapur për të gjitha organizatat e kulturës dhe artit ‘Diskutim mbi funksionimin e pavarur të kulturës dhe artit në përgjithësi në Kosovë’.
Ky debat bëhet për t’i paraprirë procesit së hartimit të strategjisë për kulturë për vitet 2019-2022 në Kosovë, që do të hartohet nga ‘Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit’, të Kosovës.
Organizatat aktive të fushës së kulturës dhe artit në vend tashmë kanë filluar të bashkëpunojnë, për të koordinuar hapat e mëtutjeshëm me qëllim të krijimit të kushteve më të favorshme për funksionim të pavarur të artit dhe kulturës në Kosovë.