Biodiversiteti përfaqëson llojllojshmërinë dhe ndryshueshmërinë e jetës në Tokë. Bashkëjetesën e specieve të ndryshme në një ekosistem. Çdo vit, shënimi i ditës ndërkombëtare të biodiversitetit, trajton tema të ndryshme duke zhvilluar aktivitete që i përshtaten temës së përzgjedhur dhe ndikojnë në përmirësimin e gjendjes në atë fushë.
Këtë vit, biodiversiteti shënohet me temën “Zgjidhjet tona gjinden në natyrë” (Our solutions are in nature). Kjo do të përfshijë edhe tri tema të tjera esenciale që do të zhvillohen përgjatë ditëve në vijim si: ‘Rëndësia e njohurive dhe shkencës’, ‘Ngritja e vetëdijesimit për rëndësinë e biodiversitetit’ dhe ‘Dita e kremtimit dhe thirrjes për veprim’.
Biodiversiteti përfshinë shkencën, teknologjinë, bujqësinë, tokën, energjinë, klimën, transportin, njohuritë dhe kapacitetet njerëzore, oqeanet e detet, pyjet dhe çdo gjë tjetër që na rrethon.