Në mbarë botën, sot (04 mars), shënohet ‘Dita Botërore e Librit’, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku personit që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.
Kjo datë shërben si thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit, në progresin social dhe kulturor të njerëzimit. ‘Dita Botërore e Librit’ edhe këtë vit, pavarësisht mbylljes për shkak të pandemisë globale, sigurohet që të dërgojë mesazh të fuqishëm dhe pozitiv në lidhje me librat dhe leximin.