Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” edhe sonte (14.03.19) nga ora 19:00, ofron ambient të këndshëm për adhuruesit e poezisë. Kësaj radhe para të pranishmëve, artisti Dardan Zhegrova do të ndaj poezitë e tij të cilat shprehin ndjenjat, imagjinatën e “Daydreams”, për të ndryshuar e për të kujtuar se çka do ai dhe si e percepton rrëfimin e tij. Karakteristikë e poezive të Dardanit janë incizimi i tyre në telefon, një lloj rrëfimi personal e intim me një mjet shumë social, siç është telefoni.