Sot (31.01.19), në kuadër të TruAktiv Talks, do të diskutohet për aktivizmin e lëvizjes feministe në Kosovë ndër gjenerata, organizuar nga Sbunker.
Në këtë diskutim, i cili do të mbahet në Librarinë Dukagjini, në Prishtinë, do të flitet për përvojat dhe sfidat e shumta me të cilat janë përballur Igballe Rogova dhe Adelina Tërshani.
Ato do të trajtojnë luftën e tyre për barazi gjinore, mënyrat e aktivizmit për mbrojtjen e të drejtave të grave në të kaluarën dhe tani, ndikimin e përdorimit të aktivizmit si mjet për ndryshime në shoqëri dhe për bashkëpunimin dhe solidaritetin ndër vite të grave feministe të Kosovës për t’u përballur me mendësinë patriarikale.
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).