Paraqitja e ‘COVID-19’ shkaktoi kaos, frikë dhe humbje jetësh, por falë stafit mjekësor në vendin tonë, mirëpo edhe në shumë vende të botës, situata e krijuar filloi të zbutet dhe të përmirësohet.
Se ballafaqimet e stafit mjekësor kanë qenë të shumta, këtë gjë e pohon edhe specialisti i pulmologjisë, Dr. Besim Morina, i cili për Radio KFOR-in tregoi: “Për fat të keq ne kemi pasur shumë ngjarje përgjatë këtyre muajve, ku jemi përballur me raste të ndryshme, nga ato më të lehtat deri tek ato më të rëndat. Kemi parë pacientë në klinikën tonë që kanë qenë në gjendje shumë të rëndë. Kemi pasur raste të infeksionit të moshave të reja, kemi pasur raste kur edhe moshat e reja kanë vdekur sepse nuk kanë arritur që të shërohen. Pra, duke marrë parasysh që ne vet stafi mjekësor, gati të gjithë, jemi infektuar gjatë punës sonë me pacientë, disa mjek edhe kanë vdekur, kjo tregon për kapacitetin infektues të këtij virusi. Nëse ne jemi infektuar përkundër masave që i kemi marr për tu mbrojtur, atëherë i bie që ky virusi mund ta infektojë këdo, kështu që duhet të merret seriozisht ky infeksion.”
Që këto ngjarje të fundit të mbeten vetëm histori, ne duhet të mbajmë edhe më tutje distancë, maskë dhe të kujdesemi për higjienën.