Për shumkë, të dalësh nga shtëpia pa telefon, kuletë, çelësa të shtëpisë apo kartelë të punës do të nënkuptonte kthim mbrapa.
Por, jo gjithmonë kemi me vete vetëm gjërat që na duhen. Me disa të tjera jemi aq të lidhura shpirtërisht, siç është ndonjë dhuratë e veçantë apo ndonjë fotografi e personit më të dashur, të cilat na ndihmojnë që t’i përballojmë më lehtë edhe momentet më të sikletshme të ditës.
Për të dëgjuar se çka zakonisht bartin me vete, Radio KFOR-i ka biseduar me disa dëgjues:
“Një gjë që e mbaj gjithmonë me vete është telefoni, pasiqë përmes tij zakonisht komunikoj me njerëz që do t’i takojë gjatë ditës. Mirëpo, përveç telefonit e kom me veti edhe kuletën, sepse e dimë që pa të holla nuk kemi ku të shkojmë”, tha Mirjeta.
E, dëgjuesi tjetër, Shkëlqimi theksoi:
“Dy sendet që i mbaj me vete është një orë, të cilën e kam dhuratë nga prindërit e mi dhe tjetra është një fotografi e mbesës time, e cila është vajza e parë në familje dhe atë foto unë e mbajë dhe shpeshherë e shoh fytyrën e saj të bukur e engjëllore që e ka”.
Kemi edhe dëgjuesen Ela e cila tregoi se cilat gjëra i mban me vete:
“Dy gjëra që i mbaj gjithmonë me vete janë kartela e punës, se pa të nuk mundem ta filloj punën edhe çelësat e shtëpisë, sepse më duhet ta hapi derër kur shkoj në ship.”
Përgjigje të ndryshme dhe interesante, rreth pyetjes së lartpërmendur, mund t’i dëgjoni përgjatë emisionit të mbrëmjes, që do të mbahet sonte (11 tetor), në Radio KFOR, nga ora 19:00.