Për të kaluar ditë pushimi në vendin e vogël ballkanik, në Kosovë, vendi ka shumë për të ofruar. Andaj, nëse keni ndonjë mysafir të huaj që do të qëndrojë për disa ditë në Kosovë, ju mund të sugjeroni këto vende për t’i vizituar:
– Rugova, një regjion i përshtatshëm për alpinizëm, bjeshkatari, skitari, ngjitje në shkëmbinj, lëshim me parashuta, e piknik me familje.
– Të fshehura larg në natyrë janë edhe ujëvarat e bukura të Mirushës. Mirusha zë vend kryesor në fushën e turizmit në Kosovë dhe zona të tilla vështirë gjenden diku tjetër në Ballkan.
– Në Prishtinë po ashtu mund të vizitohen Biblioteka që ka një arkitektur të jashtëzakonshme dhe Parku i Gërmisë.
– Në Prizren gjendet kështjella e vendosur më pak se njëzet minuta nga qendra e qytetit.
– Qendra e skijimit Brezovica, është një vendpushim popullor në jug të Kosovës, në afërsi të kufirit me Maqedoninë. Brezovica është qendër e turizmit dimëror dhe veror në Malet e Sharrit.
– Natyrisht, për t’u njoftuar me historinë e lashtë të Kosovës, ju mund të vizitoni edhe kalanë e Artanës
– Në Ferizaj, mund të njiheni me bashkëjetesën fetare në Kosovë. Në një oborr ekziston një xhami së bashku me një kishë.
Mirëpo, këto nuk ishin të gjitha, ka edhe shumë vende të bukura për t’i vizituar e për t’u argëtuar, siç janë edhe Gjeravica maja më e lartë në Kosovë, Burimi i Drinit dhe Shpella e Radacit, Shpella e Gadimes, Ura e Fshejtë, Kalaja e Vushtrrisë, arinj të shpëtuar nga kafazet në ‘Sanctuary Bear’, etj.