Kinematë më të mëdha në vend Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren, në prag të festave do të sjellin për adhuruesit e filmave, aktivitete të ndryshme dhe premiera botërore filmash.
Kinemaja në fjalë, nesër me 23 dhjetor, do të jap organizojë ‘Premiere Night’, me shfaqjen e premierës filmike ‘The Matrix Resurrections’, që tashmë vjen me pjesën e katërt, pas 18 viteve. Një film i shumëpritur nga fansat në gjithë botën, por edhe ata në Kosovë, ku në rolet kryesore janë aktorët e njohur Keanu Reeves dhe Carrie-Anne Moss.
E shtuna e 25 dhjetorit, i është rezervuar familjes, në kinemanë Cineplexx. Të shtunën duke filluar nga ora 10:30, do të shfaqet filmi shumë i dashur për fëmijë, i titulluar ‘Sing 2’. Ky film familjar i animuar, në rolet kryesore sjellë zërat e aktorëve Matthew McConaughey, Scarlett Johansson dhe Reese Witherspoon.
Biletat mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS apo në kinema nga ora 14:30. Oraret e filmit mund t’i gjeni në faqen www.cineplexx-ks.eu