Sot (16.11.19), CIMIC-u (Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak) i KFOR-it, i dhuroi Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ultë “Zenel Hajdini”, në Tërstenik, komuna e Drenasit, pajisje të ndryshme muzikore. Në ceremoninë e dorëzimit, në emër të KFOR-it foli, shefi i CIMIC-ut i cili tha: “Jam shumë i lumtur që kemi pasur mundësi të organizojmë këtë projekt të CIMIC-ut dhe të japim si donacion këto instrumente muzikore. Muzika është shumë e rëndësishme për procesin mësimor. Tani i kanë instrumentet dhe ky do të jetë një fillim i mirë për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të mësojnë të luajnë në ndonjë instrument muzikor.”
Falë donacionit të KFOR-it, 258 nxënësit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenel Hajdini”, tani e tutje do të kenë mundësi të mësojnë të luajnë me instrumente muzikore. Falënderuese pa fund për këtë donacion ishte edhe drejtoresha e shkollës, Lindianë Qorri, e cila për Radio KFOR-in u shpreh: “Jam shumë e kënaqur, sepse janë vegla që na kanë munguar shumë dhe tash nxënësit mund të praktikojnë edhe lëndën e muzikës. Kemi kabinetin e shkencës, të teknologjisë dhe klasën atelie, por na kanë munguar veglat muzikore dhe kabineti i edukatës muzikore. Fal këtyre pajisjeve muzikore, në të ardhmen e afërt, nxënësit tanë do të mbajnë një koncert dhe në këtë koncert do të ftohen edhe pjesëtarët e KFOR-it.”
Me dhurimin e donacionit të lartpërmendur, dëshmohet përkushtimi i KFOR-it për t’i ndihmuar dhe përkrahur institucionet e ndryshme në Kosovë, e me këtë rast edhe procesin mësimor.