Të gjithë jemi të fiksuar pas disa gjërave, kemi ndonjë shprehi, hobi apo punë pa të cilën thjesht nuk mundemi. Partnerët që janë të fiksuar pas gjërave të ndryshme nga njëri-tjetri, shpesh mund të kenë probleme në marrëdhënien e tyre në çift, ndërsa të bekuar janë ata të cilët janë të fiksuar pas gjërave të njëjta.
Por cilat fiksime e afrojnë një çift edhe më shumë dhe e bëjnë më të lumtur?! Sipas studimeve të publikuar në revistën online “Psychology Today” dhe atë “Insider”, ku të intervistuar shin 13 çifte që ishin bashkë për kohë të gjatë, del se më të lumtur ishin ato çifte që ishin të fiksuar pas këtyre gjërave:
- Të shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë. Ata shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë, edhe nëse njëri partner zgjohet më vonë për të bërë gjëra ndërsa partneri i tyre fle. Çiftet e fiksuara që të bien në shtrat bashkë, janë më të lumtur. Ky veprim i bënë ta ndjejnë kujdesin dhe dashurinë e partnerit.
- Të fiksuarit pas kinemasë, TV-së apo sportit. Gjetja e një aktiviteti që e ndiqni së bashku natën mund ju japë kohë të lidheni dhe të ndiheni afër njëri-tjetrit e gjithashtu të argëtoheni.
- Të fiksuarit pas shëtitjeve. Qoftë një shëtitje në parkun e qytetit apo një udhëtim i gjatë, çifteve që ju pëlqen shëtitja janë gjithmonë më të lumtur. Madje edhe psikologët sugjerojnë se është e rëndësishme të jeni me partnerin deri sa shijoni pamjet përgjatë shëtitjes.
- Të fiksuarit pas mbajtjes së rregullit të shtëpisë. Një prej gjërave që nxit gjithmonë debat në çift janë punët e shtëpisë, por jo nëse të dy palët janë të fiksuar pas rregullimit dhe pastrimit të gjërave të veta.