Këtë vikend, më 23 shkurt, duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet aktiviteti i parë i projketit “Çiklo Sigurt Prishtinë”. Detaje të këtij aktiviteti, kemi mësuar nga menaxherja e projektit në ‘Klubin Alpin Prishtina’, Urtina Mehmeti, e cila përmes frekuencave të Radio KFOR-in ftoj të gjithë çiklistët t’i bashkangjiten këtij aktiviteti: “Ky aktivitet është një marsh vetëdijësues dhe i ftojmë të gjithë çiklistët që të jenë pejsëmarrës në këtë ngjarje dhe të gjithë së bashku të marshojmë kundër ndotjes së ajrit, pasi çiklistët nuk janë të shqetësuar vetëm për kushetet minimale që ju ofrohen në infrastrukturë apo në siguri në rrugë, mirëpo tani ne po përballemi edhe me cilësi të dobët të ajrit që vjen edhe si pasojë e mbingarkimit të rrugëve të Prishtinës me mjete motorike. Përmes këtij marshi ne duam të promovojmë çiklizimin dhe duam t’i tregojmë njerëzve se edhe biçikletën mund ta përdorim si mjet udhëtimi jo vetëm mjetet motorike.”
Pikë-nisja e të gjithë çiklistëve do të jetë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në hyrje të Prishtinës, ndërsa pikë-arritja do të jetë Parku i Gërmisë ku do të përshkohet një trajtore në gjatësi prej 7 km, ndërsa çiklistët janë të obliguar të kenë helmeta.
Ndryshe, menaxherja e projektit “Çiklo Sigurt Prishtinë”, Znj. Mehmeti, na njoftoi gjithashtu se në kuadër të këtij projketi, në 6 muajt në vazhdim do ketë edhe shumë aktivtete si kampanja vetëdijësuese e video të shkrurtëra, përmes të cilave edhe do të promovohet çiklizmi dhe në të njëjtën kohë do të vetëdijësohet shoqëria, shoferët edhe çiklistët në përgjithësi që biçikletën ta shfrytëzojmë më shumë si mjet udhëtimi.