Këngëtari Christopher Maurice Brown, i cili në skenën muzikore njihet me emrin Chris Brown, njihet me interpretimin e muzikës Hip Hop dhe R’n’B, mirëpo në skenë ai njihet edhe si aktor, pasi që ka luajtur në shumë filma. Chris Brown ka lindur në Virginia, në SHBA, talenti i tij për muzikën është dalluar qysh nga mosha e fëmijërisë dhe që nga ajo kohë ai nuk është ndalur asnjëherë, duke u munduar që të hyjë në tregun më konkurrues në botë, atë muzikorë.
Lirisht mund të themi se karrierën muzikore Chris Brown, e filloi me hit këngën e tij të titulluar ‘Run it’, që preki majat e top listave botërore, mirëpo edhe atë Amerikane ‘Billbord Hot 100’, në vitin 1997, menjëherë pas debutimit të albumit të tij të parë.
Albumi i tij i dytë ishte i titulluar ‘Exculsive’ dhe u publikua në vitin 2007, ndërsa me këngën ‘Kiss Kiss’, shkëputje e këtij albumi, përsëri arriti që të klasifikohet në top listën ‘Billbord Hot 100’ dhe sot kjo këngë numëron mbi 280 milion klikime.
Që këngëtari Chris Brown, posedon një karrierë të jashtëzakonshme muzikore, për këtë tregojnë sukseset e albumeve të tij, me të cilët ju njohim në vijim:
Exclusive – i publikuar në vitin 2007
Graffiti – i publikuar në vitin 2009
F.A.M.E – i publikuar në vitin 2011
Fortune – i publikuar në vitin 2012
X – i publikuar në vitin 2011
Royalty – i publikuar në vitin 2015
Chris Brown kishte fituar famë edhe me rolet e tij në filma të ndryshëm, ndërsa në vijim ju njohim se për cilët filma bëhet fjalë:
Stop the Yard – i publikuar në vitin 2007
This Christmas – i publikuar në vitin 2007
Takers – i publikuar në vitin 2010
Think Like a Man – i publikuar në vitin 2012
Battle of the Year – i publikuar në vitin 2013
Welcome to My Life – i publikuar në vitin 2017